Paloka: Kush e di ç'ka hequr Trump t'i mbushë mendjen Ramës të dalë në foto me të

Edhe deputeti demokrat Edi Paloka e ka komentuar foton zyrtare të Kryeministrit Edi Rama me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Ja ç'shkroi Paloka, pa hequr dorë nga ironitë e tij të njohura tashmë ndaj Ramës:

"Kush e di ç'ka hequr Trump t'i mbushë mendjen Ramës që të dalë në foto me të... Ka patur dhe merakun se mos Rama mbante fjalën dhe prishte marrëdhëniet me SHBA pas fitores së tij."