FOTO/ Aktorja e njohur e shkatërruar, familjarët e saj vdiqën nga tërmeti në Meksikë

Një nga aktoret më të njohura latine ka marrë lajmin e hidhur.

Në mesin e viktimave, që shkaktoi tërmeti në Meksikë, gjendeshin dhe dy nga familjarët e aktores Fernanda Castillo.

Aktorja ka kërkuar ndihmë në rrjetet sociale, pasi kushërira e saj dhe bashkëshorti rezultonin të humbur. Por pak minuta më vonë ato u regjistruan në mesin e viktimave.

Çifti jetonte në një prej ndërtesave, që u shemb nga tërmeti dhe mbetën të vdekur në rrënoja.

Fernanda njihet për rolin e saj protagonist në serialin kushtuar bosit të drogës, që po kor sukses në mbarë Amerikën Latine ‘El senor de los sielos’ (Zoti i qiellit) si dhe në telenovelën ’Teresa’.