VIDEO/ Sekondat e fundit të jetës së motoçiklistit, teksa po tentonte të parakalonte përplaset me një makinë

Një aksident me fatalitet që ka ndodhur në Rusi, do të duhej të shërbente si leksion për shoferët që të jenë më të kujdesshëm.

Në të shfaqen momentet e fundit të motoçiklistit, që janë filmuar nga kamera e sigurisë brenda një veture që po lëvizte prapa tij.

Motoçikletën Honda po e ngiste një djalë 34-vjeç, i cili derisa po tentonte tejkalonte një veturë tjetër dhe kalon në korsin tjetër, ku për fat të keq përplaset me një veturë që po vinte nga ana e kundërt.

Nga goditja e fortë motoçiklisti ka mbetur i vdekur në vend, derisa shofer i veturës është dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra.