Presidenti i Iranit sulmon Trump: Ai është injorant

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka komentuar fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Kombet e Bashkuara, duke a quajtur atë “injorant, absurd dhe retorikë që nxit urrejtje”.

Ai ka komentuar edhe zhvillimet tjera në botë, ku ka thënë se kriza në Siri, Jemen dhe Bahrain nuk mund të zgjidhet me ushtri, por vetëm duke i dhënë fund armiqësive dhe duke pranuar dëshirën dhe vullnetin e popullit.

Rouhan po ashtu tha se kapacitetet mbrojtëse të Iranit, përfshi raketat janë vetëm për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.