FOTO/ Gafa e pafalshme e kompanisë së basteve, koeficient i lartë për trajnerin e vdekur

Birmingam Siti ka shkarkuar nga detyra trajnerin Herri Redknap dhe është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të tij.

Natyrisht që në Angli, kompanitë e basteve janë gati të hedhin kuota në treg për çdo gjë dhe nuk kishte sesi të mungonte edhe një e tillë për trajnerin e ri të mundshëm të ekipit që militon në “Championship” (kategoria e dytë angleze).

Por kompania “Paddy Power” ka bërë një gafë të rëndë, duke qenë se mes kandidatëve të mundshëm ka hedhur një kuotë (koeficienti 66) edhe për Ugo Ehhiogu, ish-trajner i Tottenhem U-23.

Fatkeqësisht, trajneri anglez në fjalë ka ndërruar jetë në muajin prill të këtij viti dhe kompania e basteve nuk ishte në dijeni. Kompania e basteve më pas ka kërkuar falje publike për gafën me emrin e të ndjerit.