Kur do të na e tregojë Edi Rama foton me Donald Trump?

Prej disa ditësh Edi Rama ndodhet në Nju Jork në kuadër të sesioni të përvitshëm të OKB-së, por mesa duket kjo vizitë e tij është një fiasko diplomatike.

Ndërsa homologët e tij të rajonit raportojnë çdo ditë foto të takimeve dypalëshe që zhvillojnë në kuadër të sesionit të OKB-së, Edi Ramës i ka ngelur ora tek Rilindja Urbane teksa risjell edhe njëherë në vëmendje fotot bajate të pllakave majolike që ka mbjellë sa në Belsh, sa në Librazhd dhe në Fier.

3 ditë në Nju Jork për Edi Ramën mund të konsiderohen pa frikë në një dështim. Por situata për prapavijën e propagandës së tij nuk është kaq dramatike.

Burime për SYRI.net raportojnë se ashtu si edhe liderët e tjerë botëror, edhe çifti Rama-Basha (Linda), kanë patur shancin të kenë një foto ceremoniale me çiftin presidencial Donald Trump dhe Melanie Trump.

Ajo që të bën habi është fakti sesi propagada e Edi Ramës nuk e ka publikuar ende këtë foto.

Gjithësesi një tjetër dështim i Edi Ramës në këtë rrugëtim të tij të vjedhur ndaj Ilir Metës në Nju Jork do të jetë edhe adresimi i tij në sesionin e vjetor të OKB-së.

Edi Rama flet të premten, në një sallë bosh, atëhere kur më shumë se gjysma e liderëve botëror kanë marrë rrugën e kthimit për në shtetet e tyre.