Skënderbeu-Partizani, dalin në shitje biletat e supersfidës

Klubi i Skënderbeut ka nxjerrë sot në shitje biletat për ndeshjen e së shtunës në Kategorinë Superiore ndaj Partizanit.

Supersfida e javës së tretë të kampionatit do të kushtojë për sportdashësit korçarë njësoj si ndeshja e javës së parë ndaj Flamurtarit, pasi çmimet e biletave nuk kanë pësuar asnjë ndryshim.

Çmimet

Tribuna D – 200 Lekë të rinj

Tribuna C – 300 Lekë të rinj

Tribuna A dhe B – 400 Lekë të rinj

Tifozët miq – 300 Lekë të rinj

Gold A dhe B – 1000 Lekë të rinj