Përplasja në Elbasan/ Sulmoi policinë me makinë, i drejtohet Bashës si intelektual

Pronari i mjetit i cili përplasi mbrëmjen e djeshme makinën e policisë në Elbasan, Petrit Çela, një biznesmen i njohur në këtë qytet, i cili njihet dhe si mik i ngushtë i kryebashkiakut Qazim Sejdini, i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim basha që të mos politizojë ngjarjen.

Përmes një reagimi, Çela, i quan spekulime denoncimet e bëra nga “qytetari dixhital”, ndërsa i kërkon Bashës, të mos politizojë ngjarjen.

Reagimi i Plotë:

Se pari, sa i përket incidenteve me makina e me shefa policie, unë jam në pritje të reagimit të organeve te drejtësisë. Prezumimi I pafajësisë derisa të provohet e kundërta është një parim i njohur publikisht. Pra jini të durueshëm dhe prisni fjalën e fundit të organeve kompetente.

Në këtë deklaratë do të doja t’i drejtohesha publikisht Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës, pasi të gjithë tashmë e dine se I ashtuquajturi “qytetar digjital” nuk është asgjë tjetër veçse një sajesë e ulët politike, me parimin “shpif, shpif se diçka do të mbetet”.

Unë jam pronar i një biznesi privat që në Elbasan njihet si “tregu agro-ushqimor”, një prej investimeve që kanë sjellë vetëm të mira në qytetin tim, kanë sjellë më shumë organizim të shpërndarjes së produkteve bujqësore dhe ushqimore, e kanë bërë qytetin më të pastër, dhe komunitetin më të kënaqur. Përveç këtyre, që unë jam një taksapagues i regullt i shtetit tim dhe në respekt të ligjeve, unë kam arkëtuar në shtet mbi pesë miliard lekë, në një biznes që funksionon prej 25 vjetësh pa ndërprerje dhe po me te njëjtin emër. Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie politike. Dhe një gjë të tillë, z. Basha dhe z. Berisha, më mirë se kushdo e dinë deputet e partisë suaj në zonë. Pra, mjaft më me spekullime, lëreni drejtësinë të veprojë dhe lëreni publikun të gjykojë.

I kërkoj publikisht kryetarit të Partisë Demokratike Lulëzim Basha të mos spekulojë dhe të mos gënjejë lidhur me investimet dhe me mbështetësit e hapur të investimeve që nuk janë tjetër veçse kontribute për ta bërë më të mirë jetën e komunitetit të trevës.