Mbrojtësi i Interit rikuperohet në kohë rekord

Mbrojtësi i djathtë portugez, Joao Cancelo, pritet të jetë gati për Interin që në ndeshjen e javës së shtatë ndaj Beneventos.

Cancelo ishte dëmtuar në stërvitje me Portugalinë dhe u duk se nuk do të kthehej deri në mesin e muajit nëntor. Por, sipas “Corriere dello Sport”, nëse gjithçka shkon siç duhet, atëherë mbrojtësi do të luajë ndaj Beneventos në Serie A.

Cancelo gjatë kësaj vere u huazua nga Valencia me mundësi blerje në vitin 2018 për 30 milionë euro.