Flet ‘njeriu i Ramës’: Nuk kam gisht në ngjarjen e Elbasanit

Petrit Çela, i është përgjigjur akuzave të tij të bëra nga kryetari i PD-së Basha dhe ish kryeministri Berisha, se ai ka gisht në aksidentin e ndodhur në Elbasan, ku një ‘Audi’ e blinduar përplasi me makinë policie.

Makina në fakt, rezulton në pronësi të biznesmenit Çela.

“Basha e Berisha të mos spekulojë e të mos shpifin. I ashtë quajturi qytetari dixhital është sajesë e ulët politike. Jam taksapagues i rregullt dhe respektues i lidhjeve”, shprehet ai në reagimin e tij, duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë.

Basha u shpreh dje se Çela ka lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama.

Reagimi i plotë i Çelës

Se pari, sa i përket incidenteve me makina e me shefa policie, unë jam në pritje të reagimit të organeve te drejtësisë. Prezumimi I pafajësisë derisa të provohet e kundërta është një parim i njohur publikisht. Pra jini të durueshëm dhe prisni fjalën e fundit të organeve kompetente.

Në këtë deklaratë do të doja t’i drejtohesha publikisht Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës, pasi të gjithë tashmë e dine se I ashtuquajturi “qytetar digjital” nuk është asgje tjetër veçse një sajesë e ulët politike, me parimin “shpif, shpif se diçka do të mbetet”.

Unë jam pronar i një biznesi privat që në Elbasan njihet si “tregu agro-ushqimor”, një prej investimeve që kanë sjellë vetëm të mira në qytetin tim, kanë sjellë më shumë organizim të shpërndarjes së produkteve bujqësore dhe ushqimore, e kanë bërë qytetin më të pastër, dhe komunitetin më të kënaqur. Përveç këtyre, që unë jam një taksapagues i regullt i shtetit tim dhe në respect të ligjevet, unë kam arkëtuar në shtet mbi pesë miliard lekë, në një biznes që funksionon prej 25 vjetësh pa nderprerje dhe po me te njejtin emer. Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie politike. Dhe një gjë të tillë, z. Basha dhe z. Berisha, më mirë se kushdo e dinë deputet e partisë suaj në zonë. Pra, mjaft më me spekullime, lëreni drejtësinë të veprojë dhe lëreni publikun të gjykojë.

I kërkoj publikisht kryetarit të Partisë Demokratike Lulëzim Basha të mos spekullojë dhe të mos gënjejë lidhur me investimet dhe me mbështetësit e hapur të investimeve që nuk janë tjetër veçse kontribute për ta bërë më të mirë jetën e komunitetit të trevës.