Ndërtimet pa leje nëpër spitale, Vasili: Ministria e Shëndetësisë nxori zbuluar Ramën

Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar sot me deklaratën e dhënë nga Ministria e shëndetësisë, e cila tha se ka filluar prishjen e ndërtimeve pa leje pranë spitaleve.

Me atë të një postimi në Facebook, Vasili thekson se kjo deklaratë nxorri zbuluar edhe njëherë mashtrimet e kryeministrit Edi Rama, i cili në 2013, pak kohë pas marjes së mandatit të parë deklaroi se ishin prishir të gjitha ndërtimet pa leje nëpër spitale.

Ja deklarata e Vasilit:

Ministria e Shëndetësisë ose drejtoria komunale.

Ministrja e Shëndetësisë tha se filloi të prishë ndërtimet pa leje nëpër spitale. Pra, e filloi nga këtu ndonëse ky nuk ishte në asnjë pikë të programit të qeverisë për shëndetësinë.

Në 2013-n, Kryeministri, me bujurdi të madhe, si edhe ministri i Shëndetësisë, mbytën televizionet dhe shqyen fytin duke thënë se i spastruan spitalet nga ndërtimet pa leje.

Kush është fajtori që qenkan ndërtuar prapë gjatë 2013-2017, apo u desantuan nga diku larg? Apo kryeministri iku për turizëm dhe nuk di gjë as për këtë?

Ndërtimet pa leje, i njëjti refren qesharak për shëndetësinë në çdo fillim mandati.

Ështe i qartë që s'ka asnjë vizion për shëndetësinë, s'ka strategji, ka vetëm

mediokritet antimjeksor dhe thellim të qorrsokakut ku ajo ka hyrë. Ky është shndërrimi i Ministrisë së Shëndetësisë në një drejtori komunale.