VIDEO/ Pamje të frikshme, nuk është aksion kriminal, por policia që ka rrethuar Shkozën

Shkoza ndodhet nën rrethim. Ndërsa fadromat dhe eskavatorët e IKMT-së vazhdojnë të shkatërrojnë banesat në Shkozë të Tiranës, pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e SYRI.net, tregojnë gjëra që nuk janë filmuar nga mediat.

Në pamjet e mbërritura duken qindra forca policie që kanë rrethuar 153 shtëpitë e banorëve të Tiranës, që janë duke u shkatërruar sepse aty do të ndërtohet një rrethrrotullim.

Në pamje të tjera duken edhe banorët të cilët janë duke u përplasur me policinë e duke kundërshtuar prishjen e banesave.

Mëngjesin e djeshëm dhe të sotëm qindra forca policie kanë rrethuar banorët e Shkozës, duke mos i lënë që të dalin as nga shtëpitë e tyre e ata që ishin jashtë, të mos futeshin brenda tyre sepse do prisheshin.

Pamje të tilla në Shqipëri janë parë vetëm kur policia sulmoi Lazaratin për 1 muaj.