FOTO/ Joleza Koka martohet në fshehtësi, ja në cilin vend kurorëzoi dashurinë ish-kryetarja e FRESSH

Joleza Koka, e njohur për disa deklarata të veçanta, duket sikur është martuar në fshehtësi të plotë gjatë kësaj vere. Ish-kryetarja e FRESSH është martuar me partnerin e saj të hershëm, aktivistin Laert Kola.

Historia e dashurisë së dy të rinjve, njihej në shoqërinë e tyre, por dhe më gjerë, megjithatë tashmë, sipas lajmeve të fundit ata kanë zyrtarizuar gjithçka duke u bërë burrë e grua.

Pjesa më e pazakontë në këtë histori është vendi i martesës, Las Vegas-i i njohur për legjislacionin liberal dhe shprehjen “Çfarë ndodh në Las Vegas, mbetet në Las Vegas”. Megjithatë, çiftit nga Shqipëria, të dashuruar prej vitesh, ndoshta e kanë marrë me vete atë që ka ndodhur atje, një certifikatë martese./newsbomb