FOTO/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takohet me Donald Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në praninë e gruas së tij, Lumnie Thaçit, kanë takuar sot Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump.

Kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook bën të ditur se homologu i tij, ia kishte rikonfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

"Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

Presidenti Trump na rikonfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik", ka shkruar Presidenti.