Xhandarmëria spanjolle nis operacion të gjerë në Kataloni kundër referendumit për pavarësi

Xhandarmëria spanjolle ka nisur një operacion kundër institucioneve zyrtare të Qeverisë Autonome të Katalonjës, të cilët kanë marrë iniciativën për të organizuar referendumin për pavarësi më 1 tetor, pavarësisht se i njëjti është shpallur i jashtëligjshëm në Spanjë.

Agjencitë spanjolle të lajmeve kanë njoftuar se ekipet e xhandarmërisë, të cilët kanë ndërmarrë një operacion me udhëzim të Prokurorisë, kanë kryer kontrolle duke hyrë në disa ndërtesa zyrtare të lidhura me Qeverinë Autonome të Katalonjës si institucioni i çështjeve ekonomike, i punës dhe i sigurisë sociale, çështjeve financiare dhe punëve të jashtme.

Në lajmet e shtypit kombëtar është pretenduar se është ndaluar Josep Maria Jove një nga ndihmësit e zv.presidentit të Katalonjës dhe ministër i Ekonomisë, Oriol Junqueras.

Xhandarmëria spanjolle ka intensifikuar operacionet në ditët e fundit për të ndalur tentativën e referendumit për pavarësi më 1 tetor dhe në bastisjet e kryera ndaj disa kompanive janë konfiskuar më shumë se 1.5 milion dokumente dhe materiale propaganduese në lidhje me referendumin.