FOTO/ Vazhdon kontrabanda e ilaçeve, dy farmacistë në pranga. Ja emrat

Dy farmacistë janë vënë në pranga nga policia pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në farmacitë e tyre, janë gjetur një sasi prej 90 ilaçesh kontrabandë. Burime nga policia thanë se, arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar "Pangea X".

Të arrestuarit janë:

Enval Xhoxhi, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Kozeta Ylli, 47 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre është bërë sepse këta ushtronin tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë në farmacitë që menaxhonin.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 90 medikamente farmaceutike kontrabandë :

42 medikamente farmaceutike të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasi Enval Xhoxhi.

48 medikamente farmaceutike kontrabandë të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasia Kozeta Ylli.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabande",  "Fshehje të ardhurave dhe Shkelje e të drejtave të  pronësisë industriale/intelektuale”.