VIDEO/ James jep 'asistin e vitit' në Gjermani

Bajerni i Mynihut mbrëmjen e djeshme mposhti me lehtësi skuadrën e Schalke 04 në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Bundesligës gjermane.

Skuadra e Carlo Ancelottit fitoi me rezultatin 3-0, por goli i tretë ishte më i veçanti i mbrëmjes, James Rodriguez bëri një depërtim fantastik dhe më pas dha një asist perfekt për te Vidal, ky i fundit në stilin e një sulmuesi profesionist arriti të shënoi golin e tretë të ndeshjes.

Pa dyshim që lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall James Rodrigues i cili dha asistin më të bukur të vitit, shkruan SYRI.net.