Negociata me klubin e ri, Draxler drejt Anglisë

Gjatë merkatos së janarit, Julian Draxler ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain.

Sipas tabloidit britanik “The SUN”, sulmuesi anësor kërkohet të transferohet në Premier League tek gjigantët e Liverpoolit, shkruan SYRI.net.

Pas ardhjes së dyshes sulmuese Neymar-Mbappe, gjermani dëshiron të largohet nga “Parc des Princes” me të cilën tashmë ka më pak minuta në dispozicion.

/ SYRI.net /