FOTO/ Pas sherrit Neymar-Cavani, PSG vendos se kush do ti gjuajë penalltitë

Paris Saint-Germain ka marrë vendimin e fundit.

Skuadra e Parisit ka vendosur se kush do t’i ekzekutojë penalltitë pas përplasjes mes Neymar dhe Edinson Cavani në ndeshjen kundër Olympique Lyon në Ligue 1.

Është Edison Cavani ai i cili do të jetë autori i gjuajtjeve të penalltive.

Në ndeshjen e fundit, Cavani u bë gati të gjuante nga pika e bardhë kur Neymar ia kërkoi topin.

Uruguaiani nuk e dëgjoi dhe goditi duke e humbur penalltinë.

Por, radiostacioni francez “RMC” raporton se Cavani prapë do të vazhdojë me ekzekutimin e tyre.

Neymar raportohej se kishte kërkuar penalltinë nga Cavani sepse në kontratën e tij në Paris Saint-Germain ka të përfshirë një bonus prej 1 milion euro nëse e përfundon sezonin si golashënuesi më i mirë i ekipit.