Sherr ‘live’ ne emision/ Shakohoxha, Artan Hoxhes: Or budalla....

Debati është nxehur sot në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili mes gazetarit sportiv Dritan Shakohoxha dhe gazetarit Artan Hoxha teksa flitej për Ballist Morinën.

Mes tyre ka patur momente tensionuese, kur Shakohoxha kritikoi ashpër prokurorin që është marrë me çështjen e Ballist Morinës, ndërsa nga ana tjetër, Hoxha u shpreh se prokuroria ka thjesht procedura të njëjta dhe nuk ka bërë përjashtim për rasitn e Ballistit. Kjo mjaftoi që Shakohoxha të shpërthente dhe të shprehej me tone të larta.

“A je në rregull nga trutë e kokës ti apo jo? A je budalla apo çfarë? Ti mendon se unë kam mik presidentin e Federatës?A ke logjikë apo jo, si flet kështu? Unë kam shok presidentin e federatës sipas teje. A je në rregull nga trutë e kokës apo jo. Si u futkam unë pa asnjë kontroll”, tha Shakohoxha.

Ndërsa Hoxha ka dhënë përgjigjen e tij, duke e shpjeguar atë që tha. “Ballisti e kishte minimumi 7 vjet burg me akuzat e ngritura ndaj tij, por pati lëshimë. Nuk është se nuk ka funksionuar vetëm për Ballistin ligji. Edhe mua më mbajti prokuroria telefonin për një vit”.