Topalli: Ju tregoj pse Basha e bëri Ruçin kryetar Kuvendi që ditën e zgjedhjeve

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli e ftuar në një intervistë në abcneës me gazetaren Mirela Milori tha se kreu aktual i “selisë blu”, Lulzim Basha ka ndihmuar në zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Sipas Topallit nuk është e rëndë vetëm shitja e 2-3 votave nga grupi parlamentar, por çështja është edhe më e thellë dhe lidhet me zgjedhjet e 25 qershorit.   

“Gramoz Ruçi ishte i 9-ti në Fier. Nëse Basha nuk do të kishte shitur zgjedhjet apo nëse nuk do të kishte bërë ato lista që bëri, Ruçi nuk do të ishte as kryetar kuvendi, por as edhe deputet.  Ajo nuk është lista e Partisë Demokratike. Ajo është lista e Lulzim Bashës dhe familjes së tij” – tha Topalli. Ajo tha se ishte ndier e shokuar kur dëgjoi Bashën se nuk do të përcaktonte anëtar në komisionin e votimit.

Ruçi kryetar kuvendi?

“Unë kam pasur një parim për të respektuar rregulloren. Uroj që zoti Ruçi të respektojë rregulloren, por të mos bëjë policin sepse nuk është ministër i Brendshëm” - tha Topalli.