Bayern Munchen kalon me lehtësi Schalken, ngjitet përkohësisht në krye

Bayern Munchen fitoi me rezultatin e pastër 3-0 në transfertë me Schalke ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Bundesligës, bën të ditur SYRI.net.

Në minutën e 24-t bavarezët fitojnë një 11-metërsh, i cili ekzekutohet saktë nga Lewandowski, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Pesë minuta më pas, është blerja e bujshme e merkatos së verës e Bayern, James Rodriguez, i cili dyfishon shifrat, duke i dhënë sigurinë të besuarve të Ancellottit.  

Në pjesën e dytë bavarezët shënojnë dhe golin e tretë, ku në minutën e 75-të Vidal vulos rezultatin në 3-0. Me këtë fitore Bayern Munchen merr përkohësisht kreun e renditjes së Bundesligës.