Manuel Neuer tregon gjendjen e tij pas operacionit

Manuel Neuer iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në gju. Dëmtimi që e la për shumë kohë jashtë fushave të blerta, u rikthye sërish për gardianin gjerman.

Sot ai përfundoi operacionin në menisk, duke dalë me sukses. Përmes një fotoje të postuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Neuer shfaqet optimist dhe në gjendje të mirë teksa shkruan:

Operacioni shkoi me sukses. Ju falënderoj të gjithëve për urimet e përzemërta”.

Koha e rikuperimit për “gardianin” e kampionëve të Gjermanisë pritet të jetë rreth dy muaj. Më pas ai do të jetë sërish në fushë për të dhënë kontributin e tij për ekipin e Carlo Ancelotit.