Pasardhësi i Buffon, Juventusi do portierin e klubit të madh spanjoll

Një nga goditjet e mëdha të verës së ardhshme te Juventusi do të jetë portieri. Klubi bardhezi po mendon për pasuesin e Gigi Buffon, i cili qershorin e ardhshëm mbush 40 vjeç dhe pritet të largohet ose dhe të tërhiqet.

Marotta ka shënjestruar Jan Oblak si pasuesin ideal të Buffon, por shkalla e vështirësisë së këtij operacioni është shumë e madhe, pasi gardiani slloven ka kontratë të gjatë dhe klauzolë 100 milion euro me Atletico Madrid dhe këta të fundit nuk negociojnë çmimin e saj.