VIDEO/ Basha-Ramës: Gënjeshtar, ke prishur marrëveshjen. Nuk ka më marrëveshje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën sot se nëse para zgjedhjeve u premtoi banorëve të Shkozës legalizimin e banesave, sot i nxjerr në rrugë të madhe, duke ua prishur ato.

Ndërkaq, Basha i është përgjigjur interesit të gazetarëve për atë që ishte diskutuar në grupin parlamentar. Kreu i PD-së theksoi për mediat, se ‘reforma zgjedhore është e domosdoshmëri’.

‘Reforma zgjedhore është e domosdoshmëri. Ti japim fund blerjes së votave, kriminalëve në zgjedhje.  Ne do të bashkëpunojmë me aleatët tanë në opozitë, apo edhe ccdo opozitë tjetër që është kundër kësaj qeverie’, u shpreh Basha në deklaratën e tij.

I pyetur për marrëveshjen me Edi Ramën, Basha ka theksuar se kjo ka vdekur, që në datën 25 qershor, kur qeveria bleu votën e shqiptarëve.

‘Marrëveshja ka marrë fund. Në 25 qershor qeveria bleu votën e shqiptarëve. Marrëveshja ka marrë fund. Unë e thashë që në seancën e parë të Kuvendit. Marrëveshja vdiq sepse Edi Rama bleu votat, angazhoi të gjithë kriminelët’, u shpreh Basha.

Duke folur për grupet kundërshtare të tij në PD, kryedemokrati tha se për të gjithë ka vend.

‘PD është e hapur për të gjithë dhe kushdo që të japë kontribut. Nga anëtar i saj e deri tek forumet më të larta’, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.