Erla Mëhilli në siklet me Çilin: Të qesh apo të qesh me të madhe! Ishte gati ti vinte universitetit, emrin e gjyshit të Berishës

Ditët e fundit Henri Çili është bërë epiqendër lajmesh, pas reklamës televizive ku u bënte thirrje të rinjve që të mos shkonin në universitetin shtetëror, por të bënin gati shumat e majme me euro dhe ti çonin te privati i tij.

AMA, por edhe personalitet të shquara akademike si Artan Fuga kanë reaguar ashpër pas kësaj. Çili nga ana e tij, ju “përvesh” profesorit, duke e akuzuar se bën lojën e Berishës kurse Fuga i kushtoi sot një shkrim të gjatë, “personit me mbiemrin Çili”, ku zbërthen hipokrizinë dhe mediokritetin e tij dhe të institucionit arsimor, që zotëron.

Në këtë situatë ka ndërhyrë me disa batuta ironike në faqen e saj në FB, edhe zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, e cila thotë se nëse Berisha do të kishte pranuar që t`ja kalonte Çilit ligjin e sotëm klientelist për arsimin, ai ishte gati që ti vinte universitetit të tij, emrin e gjyshit të Berishës!

Ja çfarë shkruan Erla Mëhilli për Çilin: 

Lexoj Çilin dhe nuk di ç'të bëj, të qesh apo të qesh me të madhe. Di vetëm, që nëse Berisha do kishte pranuar t'ia kalonte ligjin klientelist, Çili do ishte gati t'i vinte UET-it, jo vetëm emrin e Argitës, por emri i gjyshit të doktorit do i dukej emri më i bukur në botë për një universitet.

SYRI.net