VIDEO/ Zbardhen pamjet e përplasjes në Elbasan, ja makinat e blinduara të kapura

Janë zbardhur disa pamje nga operacioni policor i organizuar mbrëmë nga policia në qytetin e Elbasanit.

Duket se përplasja ka qenë e ashpër gjatë mbrëmjes, saqë është bërë përfshirja e forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi Policisë së Elbasanit duket se i ka dalë situata jashtë kontrollit në zonë.

Në pamje duken edhe makinat e blinduara, 3 Audi të sekuestruar gjatë aksionit të policisë, që kishte nisur si një pikë kontrolli e thjeshtë, por që u kthye në një ndjekje me makina dhe dhjetëra persona të shoqëruar, 3 prej të cilëve janë vënë në pranga.