Zbardhet emri, ja kush e zëvendëson drejtorin e dorëhequr tek ARSH

Një ditë më parë Dashamir Xhika kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar i zgjedhur nga LSI-ja dha dorëheqjen.

Sot ka ardhur edhe emërimi i ri në këtë post.

Afrim Qendro është emëruar Drejtor i komanduar i Autoritetit Rrugor Shqiptar, një ditë pas largimit nga posti të Xhikës.

Ky i fundit kishte katër vite që drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar, por ditën e hënë dha dorëheqjen, nga drejtimi i këtij institucioni.

Afrim Qendro mbante postin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.