VIDEO/ Amerika dërgon 6 avionë luftarakë mbi Korenë e Veriut

Amerika duket se ka dërguar dy bombardues dhe katër avionë luftarakë  mbi gadishullin Korean,  në një kundërpërgjigje të flaktë ndaj Koresë së Veriut, e cila lëshoi një rakete mbi Japoninë javën e kaluar.

Ushtrimi u krye ndërkohë që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet ditën e sotme, me liderët botërorë që do të diskutojnë se si të adresohen ambiciet bërthamore të Phenianit.

Katër avionë koreano-jugorë dhe katër avionë luftarakë japonezë gjithashtu morën pjesë në stërvitjen, e cila përfshinte sulme të njëpasnjëshme me bomba në një zonë trajnimi.

“Komanda amerikane e Paqësorit ruan aftësinë për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi në kontinentin aziatik, "tha ushtria në një deklaratë.

Nga ana tjetër, zyrtarët koreano-jugorë të mbrojtjes njoftuan  se stërvitja zgjati dy orë e gjysmë.

Ata njoftuan gjithashtu se një avion amerikan fluturoi pranë kufirit me Korenë e Veriut përpara se të kthehej në bazat në Guam dhe Japoni. /SYRI.net/