Katastrofë për Bajernin, ja sa do të mungojë Neuer

Portieri i Bajernit të Mynihut, Manuel Neuer me shumë gjasë do të jetë jashtë fushave të blerta për më shumë se tetë javë.

Ky është një lajm katastrofë për bavarezët pasi gjermani ka dëmtuar përsëri këmbën e majtë, dhe pritet që së shpejti ta ketë një operacion të ri, shkruan SYRI.net.

Neuer do t’i mungojë Bajernit ndërsa dhimbjet e kokës kanë nisur për Carlo Ancelottin që tashmë duhet të bëjë një formacion ku do të mungojë portieri më i mirë në botë.

Kujtojmë se Neuer gjatë gjithë verës ishte në fazë rikuperuese, ndërsa ka vetëm tri javë që ishte rikthyer në fushat e blerta. 

/ SYRI.net /