‘Neymar dhe Cavani përleshen në dhomat e zhveshjes, përdorin grushte’

Diskutimi mes Neymarit dhe Cavanit gjatë ndeshjes mes PSG-së e Lyonit është zhvendosur në dhomat e zhveshjes por është dashur ndërhyrja e Silvas për të mos lejuar që situata të degradojë akoma edhe më keq.

Ky është jami i bujshëm që hap ditën e sotme gazetën e njohur franceze “L'Equipe”, e cila shkruan se lojtarët filluan t’i përdornin edhe duart në dhomat e zhveshjes dhe për të qetësuar gjithçka u desh ndërhyrja e kapitenit, Thiago Silva, shkruan SYRI.net.

Konflikti mes dy lojtarëve filloi me një penalti në sfidën kundër Lyonit, të cilën Cavani nuk ia dhuroi Neymarit, ashtu siç kishte bërë edhe në ditët e para të tij në Francë.

Kujtojmë që Neymar u ble nga Barcelona për 222 milionë euro.

/ SYRI.net /