VIDEO/ Kamza-Skënderbeu, mbyllet pjesa e parë me këtë gol të vetëm

Skënderbeu dhe Kamza debutuese po luajnë në këto momente ndeshjen e javës së dytë të Kategorisë Superiore, njofton SYRI.net.

Në minutën e 29-të Donjet Shkodra kalon në avantazh korçarët. Gavazaj hedh topin në zonën e vendësve, Nimaga e ndal për Shkodrën i cili gjuan menjëherë, duke shënuar golin e parë të takimit.

Në minutat e mbetura të pjesës së parë kamzalinjtë mundohen të barazojnë, por nuk arrijnë dot të kalojnë mbrojtjen e “hekurt” të miqve.

/SYRI.net/