Policia e lidhur me kanabisin, Noka: E konfirmoi Prokuroria. Vettingu të nisë nga Rama

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur sërish akuza për përfshirje të policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Duke folur për mediat, përpara Kryesisë së Kuvendit, deputeti Noka tha se tashmë u konfirmuan akuzat e opozitës për përfshirje të policisë në këtë çështje.

Sipas tij, kultivimi i drogës është i mbështetur nga politika, dhe për këtë arsye vettingu duhet të fillojë me kryeministrin Edi Rama.

 “Këtë e kanë konfirmuar pikë për pikë sipas një medieje investigative. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar që mbjellja dhe trafikimi i drogës është bërë me bekim politik dhe bashkëpunim të forcave policore. Është shtrirë në gjithë kupolën e policisë, ndaj dhe ky veting është show i radhës. Sepse duhet të vazhdojë me Edi Ramën që është kthyer në Kolumbi të Europës.”, tha Noka.