Kim Jong-un i rrethuar: Pas SHBA-së, edhe Rusia dhe Kina stërvitje pranë Koresë

Kim Jong-un duket se është gjendur i rrethuar ditën e sotme, nga të katërta anët.

Pas stërvitjes së stuhishme nga ana e Amerikës dhe aleatit të saj, Koresë së Veriut, duket se dy super-fuqi të tjera janë vënë në lëvizje.

Kina dhe Rusia zhvilluan sot manovra ushtarake të përbashkëta në ujëra detare pranë Koresë së Veriut, disa ditë pas një testi të ri bërthamor dhe balistik nga Pheniani.

“Marina kineze mbërriti sot në Vladivostok, qytet i madhë portuor që ndodhet pranë kufirit koreanoverior”, njoftoi Ministria kineze e Mbrojtjes në një komunikatë.

Ushtrimet ushtarake zhvillohen mes qytetit bregdetar dhe yjërave kombëtare koreanoveriore, sipas të njëjtit burim.

Këto manovra vijnë më pak se një muaj pas testit të gjashtë bërthamor të realizuar nga Koreja e Veriut (3 shtator) dhe dy lëshimet e raketave balistike që kaluan mbi Japoni./SYRI.net/