‘Njeriu raketë!’ Trump duket se ka gjetur një nofkë të re për Kim Jong-un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se ka gjetur një nofkë të re për  diktaroin koreano-verior, Kim Jong-un, të cilin e ka quajtur “Njeriu Raketë”.

Nofta u "be zyrtare" në një postim në rrjetin social Twitter, pas një bisede telefonike me presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in.

“E pyeta se si kalon Njeriu Raketë. Re gjigante gazi janë duke u formuar në Korenë e Veriout. Shumë keq!” ka shkruar Trump.

Moon dhe Trump kanë folur për përshkallëzimin e tensioneve në gadishullin korean dhe raportohet se janë pajtuar për të vendosur sanksione më të mëdha ndaj Koresë Veriore pas testit të fundit raketor./SYRI.net/