Zbulohen formacionet: Partizani-Kukësi. Surpriza në sulm...

Sot në orën 19:00 e gjithë vëmendja do të përqendrohet në “Selma Stërmasi” ku Partizani do të luajë kundër Kampionëve në fuqi të Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superligës shqiptare.

Trajneri Mladen Milinkoviç ka provuar formacionin me të cilin kërkon të marrë fitoren e parë për këtë sezon.

Tekniku serb do të hedhë në fushën e lojës një formacion krejtësisht sulmues ku të sakrifikuar do të jenë Zeqiri dhe Shtubina ndërsa në vendin e tyre do të luajnë Guri dhe Krkotiç.

Sulmi i verilindorëve do të udhëhiqet nga Rauf Alijev dhe ish-lojtari i Partizanit, Elis Bakaj.

Ndërsa në krahun tjetër Partizani në ndryshim nga Laçi pritet të bëjë disa lëvizje në formacion të cilat nisin që nga porta.

Alban Hoxha rikthehet titullar por jo si kapiten. Në mungesë të Fejzullahut mbrojtja do të pësojë ndryshime pozicionesh. Kotobelli dhe Atanda luajnë si një javë më parë në qendër luan Krasniqi ndërsa Ibrahimi zë vendin e Fejzullahut.

Risia në këtë ndeshje pritet të mbajë emrin e Edgar Çanit që do të luajë nga minuta e parë.

E përditshmja sportive ‘Panorama sport’ ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave: