Zbulohet një varr 3 mijë vjeçar në brigjet e lumit Nil

Tjetër zbulim madhështor ka ardhur nga Egjipti, vetëm se kësaj radhe jo nga Piramidat.

Në qytetin Luksor në jug të Egjiptit, arkeologët egjiptianë kanë zbuluar varrin e një fisniku mbretëror dhe gruas së tij, të cilët kishin jetuar mbi 3.500 vjet më parë, në kohën e dinastisë së 18-të.

Varri është zbuluar në bregun perëndimor të lumit Nil, në kuadër të një kompleksi ku janë varrosur pjesëtarë të njohur të pushtetit të atëhershëm.

Autoritetet e Egjiptit njoftuan se varri nuk është në gjendje të mirë, por që përmban statujat e fisnkut dhe gruas së tij, si dhe një maskë varrimi./SYRI.net/