Del fotografia e parë e të riut që u përpoq të hidhte në erë trenin në Londër

Dy refugjatë të rinj po merren në pyetje nga policia britanike pas përpjekjeve për të bombarduar një tren në Londër.

Një 18 vjeçar u arrestua të shtunën në mëngjes në Dover, ku thuhet se po përpiqej të blinte një biletë tragetesh në Calais dhe një i dyshuar 21 vjeçar u arrestua më vonë në Hounsloë.

I dyshuari i dytë është identifikuar si Yahyah Farroukh.

Në faqen e tij në Facebook, Farroukth thotë se  vjen nga kryeqyteti sirian i Damaskut.

Ai dhe i riu tjetër , i cili nuk është identifikuar ende, besohet se janë marrë në kujdestari në nga një çift britanik i njohur për përkushtimin e tyre ndaj refugjatëve.

Penelope dhe Ronald Jones, 71 vjeç dhe 88 vjeç, u bënë pjesë e shërbimeve për fëmijët dhe familjet në vitin 2009 dhe kanë ushqyer qindra fëmijë.

Bomba artizanale që nuk arriti të shpërthejë plotësisht në metronë të Londrës, duket se kishte potencialin për të vrarë të gjithë pasagjerët qe ndodheshin në vagonin et renit ku ishte vendosur.

Paralajmërimi erdhi nga ekspertët britanikë, ndërkohë që policia vazhdon të hetojë për autorët e aktit terrorist që alarmoi Londrën, këtë të premte.

Sipas policisë londineze kova që shpërtheu ishte e lidhur me tela kontakti.

Nga fotografitë e shpërndara në rrjet shihet një qese plastike me në brendësi një kontejner të bardhë dhe ende me disa drita si ato të zbukurimeve për Krishtlindje. Ekspertët e eksplozivëve thonë se bomba e Parsons Green mund të kishte vrarë qindra njerëz nëse ajo kishte shpërthyer siç duhet.

Policia ka njoftuar gjithashtu se ekipet anti-terrorit kishin dyshime në lidhje me përfshirjen e komplotistëve të tjerë dhe se kërcënimi terrorist do të mbetet në nivelin më të lartë./SYRI.net/