Kinezët hapin thesin për Edin Dzekon, kjo është oferta e çmendur për boshnjakun

Sipas asaj që raporton Goal, skuadra nga Superliga kineze, Tianjin Quanjian, trajner i të cilit është ish-mbrojtësi i Italisë, Fabio Cannavaro, duan që të sjellin sulmuesin në Lindjen e Largët.

Portali i njohur sportiv gjithashtu potencon se skuadra kineze është e gatshme të ofrojnë një tarifë të transferimit prej 30 milionë euro, me një vlerë kontrate prej  15 milionë në sezon në për Dzekon.

Megjithatë, është shumë vështirë që Roma ta shes yllin e sulmit të tyre edhe pse lojtari thuhet që joshet jo pak nga bashkimi i tij me skuadrën e sapo-promovuar.