FOTO/ Yjet që shkëlqyen në “Emmy Awards 2017”

Eventi i 69-të të Emmy Awards u mbajt mbrëmjen e kaluar në Los Angeles dhe në tapetin e kuq parakaluan yjet hollivudianë ku disa shkëlqyen më shumë se të tjerët.

Ato të cilat u përzgjodhën si të veshurat më mirë ishin; Sofia Vergara e cila kryeson listën me një fustan të bardhë të stiluar në formë sirene nga Mark Zunino.

E dyta në listë është bashkëshortja e Justin Timberlake, Jessica Biel me një fustan të rënë ngjyrë pastel të stiluar nga Ralph & Russo, Heidi Klum zgjodhi një fustan të kuq nga Peter Dundas i cili i shfaq këmbët e gjata dhe dekoltenë.

50-vjeçarja Nicole Kidman është shfaqur më klasike se kurrë me nje fustan të gjatë, të fryrë nga Calvin Klein.