Real Madrid-Sociedad, ja ku ndodheshin ‘yjet’ e Barçës gjatë ndeshjes

Pas fitores kundër Getafes, Ernesto Valverde ia dha një ditë pushim lojtarëve të cilët në rrjetet sociale (Instagram, Twitter, Facebook) treguan se janë duke u argëtuar me partneret e tyre.

Leo Messi dhe Luis Suarez kishin vendosur që të dalin dhe argëtohen në vend se të shikojnë ndeshjen Real Madrid – Real Sociedad dhe së bashku me partneret, Antonella Roccuzzo dhe Sofi Balbi, ishin në koncertin e Malumas.

Maluma është fotografuar gjithashtu edhe me Shakirën e Gerard Pique, por duket se ky i fundit nuk ishte i pranishëm, pavarësisht se koncerti ishte në Barcelonë.