Diego Costa pranë klubit të ri, tjetër ofertë e majme

Atletico Madridi bën ofertën e fundit për Diego Costan.

Sipas tabloidit britanik “The SUN”, Atletico Madrid i ka ofruar Chelseas plot 48 milionë sterlina plus 9 të tjera bonuse për sulmuesin Diego Costa, shkruan SYRI.net.

Costa aktualisht nuk mund të luajë për Atleticon, por Diego Simeone e dëshiron atë për pjesën e dytë të sezonit, që do të ishte një përforcim i madh për “Los Colchoneros”.

Kujtojmë që Costa vazhdon të mos stërvitet me Chelsean, pas largimit nga skuadra nga Antonio Conte.

Edhe mediat spanjolle raportojnë se kjo ofertë do të pranohet nga klubi londinez që nuk e ka në planet e së ardhmes “bomberin” brazilian.

/ SYRI.net /