Zbulohet blerja e bujshme e Milanit gjatë janarit 2018

Milan dëshiron ta befasojë Juventusin pasi ka hyrë në garë për të nënshkruar me një lojtar të ri.

Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” janë duke negociuar për transferimin e mesfushorit të Schalke 04, Leon Goretzka që preferohet së tepërmi nga drejtues të Juventusit, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.

Gjermani në muajt e fundit ka zgjuar interesim nga Juventusi dhe Bayern Munich, por drejtuesit e Milanit dëshirojnë t’i befasojnë kundërshtarët duke realizuar blerjen e bujshme për janarin e vitit 2018.

/ SYRI.net /