18 Shtator 1835, Veziri i Madh i Perandorisë vjen në Shkodër për të shtypur kryengritjen

Më 18 Shtator 1835, në Shkodrën e rebeluar arriti vetë Veziri i madh në krye të një “ushtrie të panumërt”. Qëllimi ishte të “shuajë krenarinë e rebelëve”, pra të shtypë kryengritjen e shkodranëve që ziente që nga maji i atij viti nën drejtimin e Hamza Kazazit./qmksh.al