VIDEO/ Gjyshja greke, kandidate për Çmimin Nobel për Paqen

Emilia Kamvisi është një gjyshe greke nga ishulli Lesbo dhe është një prej kandidatëve për çmimin Nobel për Paqe 2016.

Gjyshja është fotografuar në tetor të vitit 2015 teksa po ushqente një foshnje siriane me qumësht. Ajo po ashtu ka ndihmuar emigrantët sirianë të cilët kanë zbritur në ishullin helen.

Në mesin e të nomunuarve për Nobel është edhe peshkatari Valiamos Stratis i cili ka shpëtuar dhjetra refugjatë në ishullin Lesbos.

Çmimi Nobel për Paqen do të shpallet pasditen e sotme në Oslo.