FOTO/ Dy fitore në 2 ndeshje, ja kush është lideri i ri i Superligës

Sapo ka përfunduar sfida Vllaznia-Teuta në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Teuta arrin të fitojë këtë takim mjaft të dobët në 90 minuta ku kanë munguar rastet dhe aksionet e rrezikshme.

Për bregdetarët, golin e vetëm të këtij takimi e ka shënuar Çyrbja pas një kundërsulmi në minutën e 70-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Teuta renditet e para në klasifikim me 6 pikë të plota.