40 vjeçarja sulmon ma acid 4 turistë amerikanë në Marsejë. Ja çfarë thotë policia

Katër turistë amerikanë u sulmuan me acid ditën e sotme në qytetin francez të Marsejës, ndërsa një grua rreth 40 vjeç është arrestuar si e dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një stacioni hekurudhor në Marsejë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet.

Dy nga turistët u plagosën në fytyrë në stacionin kryesor të qytetit të Saint Charles dhe një prej tyre ka marrë dëmtimet në sy, tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorisë së Marsejës t për Associated Press.

Ajo tha se të katër turistët, të cilët janë rreth 20 vjeç janë shtruar në spital, dy prej tyre më tepër kanë pësuar tronditje. Ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin.