FOTO/ Surprizë e madhe në Serie A, ky ekip kryeson renditjen prej golavarazhit

Napoli ka dhuruar spektakël para tifozëve në shtëpi, duke mposhtur 6-0 Beneventon në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A.

Allan (3’), Lorenzo Insigne (15’), Dries Mertens (27’, 65’ e 90') si dhe Jose Maria Callejon (32’), shënuan për fitoren e pastër të Napolit.

Pas kësaj fitoreje, Napoli ka shkuar në kuotën e 12 pikëve dhe merr kryesimin e Serie A. Kaq pikë kanë edhe Juventusi e Interi, por Napoli mori kryesimin për shkak të golavarazhit më të mirë.