Chelsea-Arsenal, 'heshtje' në derbin e Londrës

Derbi i Londrës mes Chelseat e Arsenalit i zhvilluar në “Stamford Bridge”, është mbyllur në barazim pa gola.

Të dy ekipet kishin rastet e tyre gjatë 90 minutave, madje Shkodran Mustafi edhe realizoi për “Topçinjtë”, por goli nuk u quajt i rregullt, pasi shqiptari ishte në pozicion jashtë loje.

Kampionët e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë, pasi David Luiz në minutën e 87-të u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi, Chelsea renditet në vend të tretë me 10 pikë, tre më pak se Manchester City kryesues, ndërsa Arsenali pozicionohet në vendin e 12-të të me shtatë pikë.