FOTO/ Pas Marcelos dhe Iscos, Reali ‘blindon’ një tjetër yll

Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Real Madrid, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e djathtë Dani Carvajal për zgjatjen e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2022.

Ky është lojtari i tretë brenda pak ditësh që zgjat kontratën pas Marcelos dhe Iscos.

“Real Madrid dhe Dani Carvajal kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës. Lojtari do të qëndrojë në skuadër deri më 30 qershor të vitit 2022”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit madrilen.

Carvajal nesër do të nënshkruajë kontratën e re dhe në orën 14:00 do të paraqitet në konferencë për media.